Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas protestës para Bashkisë Tiranë ka reaguar duke u shprehur se kryeqyteti do të mbahet mend për barrikadat e lirisë dhe jo tiranisë.
Meta deklaroi se qytetarët treguan se nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit. Ai përfundoi duke thënë se ora e llogaridhënies po afron.
“Tirana do të mbahet mend për barrikadat e Lirisë dhe jo për barrikadat e tiranisë! Mirënjohje qytetarëve të Tiranës që edhe sot treguan se nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin dhe padurimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit. Ora e llogaridhënies po afron”, shkruan Meta në reagimin e tij. (A2 Televizion)