Për të treguar që nuk ka në plan të tërhiqet, Erion Veliaj shfrytëzoi një inaugurim rruge në atë që në Farke njihet si lagjja e kuksianëve. Posaçërisht mesazhin e kishte në drejtim të Flamur Nokës, sekretar i përgjithshëm i demokratëve të Rithemelimit. “Bëj të fala Flamurit”, i tha Veliaj një banoreje të zonës.
“Më vjen mirë që edhe ata që kanë bërë shtëpia dhe që mund të mendojnë ndryshe nga ne, si familja Noga, besoj fort që, pas molotovit, kur të kthehen nëpër shtëpitë e bukura, do e shijojnë punën e bashkisë dhe do e kuptojnë që puna është shumë më e vlefshme se dhuna. Të ecësh përpara është shumë më më e nevojshme se sa të shkosh prapa dhe të bashkëpunosh me njëri-tjetrin është shumë herë më e dobishme për qytetin se sa t’i vësh stërkëmbësha njëri-tjetrit”, shtoi ai duke komentuar protestën. (A2 Televizion)