Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj zbuloi betejat kryesore politike që si deputet do të ketë në fokus gjatë kësaj legjislature.
Ai deklaroi se fokusi i aksionit të tij si deputet do të jetë që të nxjerrë në pah hallet dhe problemet e qarkut të Lezhës, por theksoi se nuk do t’i shmanget asnjë beteje në jetën parlamentare.
“Pikë së pari çdo gjë e lidh me Lezhën, pasi kam marrë votëbesimin e atyre njerëzve. Do përpiqem të jem përçuesi i çdo shqetësimi që ata kanë. Në janë demokratë apo socialistë. Në Lezhë, Kurbin apo Mirditë kanë një jetë me halle pafund. Kanë varfëri të madhe. Kanë infrastrukturë që e kanë kthyer udhëtimin nga Tirana në Lezhë, në një tmerr, e kam fjalën për segmentin Milot-Balldren. Kjo do jetë beteja ime kryesore. Pastaj unë nuk i shmangem asnjë beteje. Betejës për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjekmarkaj në Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.
Më tej, ai nënvizoi se “ora e opozitës po troket”. “Vetëm duhet të kesh pak vullnet, të zgjohesh herët dhe ta dëgjosh”, shtoi Gjekmarkaj. (A2 Televizion)