Orban: Vendet e Ballkanit në BE, kështu qarkullon më mirë gjaku në familjen europiane

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 14:22 | Politikë

Orban: Vendet e Ballkanit në BE, kështu qarkullon më mirë

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, përsëriti mbështetjen e vendit të tij për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor, në një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës së këtij të fundit në Budapest.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për 15 vite mesatarisht për t’u bërë pjesë e BE, ndërsa Shqipëria ka pritur që prej vitit 2019. Unë në fakt kam folur për këtë edhe në Strasburg sepse mendoj që kura më e mirë për këtë situatë është që BE t’i mirëpresë vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sepse kështu gjaku qarkullon më mirë tek ne në familjen europiane”, tha Orban, raporton A2 CNN.

“Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE dhe duhet të jetë edhe tani. Por edhe pse po shohim pengesa politike, javën e ardhshme do të kemi konferencën e parë ndërqeveritare dhe do të hapen kapitujt e parë. Dhe më vjen shumë mirë kjo ndodh nën presidencën tonë. Herën e fundit që kemi pasur diskutime të tilla kanë qenë kur ne kemi qenë në presidencë dhe Kroacia u bë anëtare e BE. Dhe që atëherë nuk kemi pasur anëtarësime të tjera në BE”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos