Pasi inauguroi Xhaminë e Namazgjasë, Rama “fluturon” për Hungari, takohet me Orban

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 12:09 | Politikë

Një ditë pasi inauguroi Xhaminë e Namazgjasë së bashku me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar në drejtim të Budapestit.

Shefi i qeverisë shqiptare do të zhvillojë në Hungari një vizitë zyrtare, e cila ka nisur duke takuar të parin homologun e tij, Viktor Orban, shkruan A2.

Mësohet se të dy palët do të nënshkruajnë një marrëveshje në sektorin e Bujqësisë, ndërsa pritet që Hungaria të rikonfirmojë mbështetjen për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke qenë se jemi në prag të Konferencës së dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, përcjell A2.

Rama rikthehet në Budapest pas tre vitesh, pasi në 2021 u hodhën bazat e bashkëpunimit bilateral në ekonomi, shëndetësi dhe arsim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos