Pas protestës kombëtare të mosbindjes civile të 7 tetorit opozita ka dalë sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo është protesta e 28-të e opozitës para Bashksië së Tiranës për largimin e Veliajt.
Ndërkohë pritet të caktohet një datë tjetër për një protestë kombëtare si ajo e 7 tetorit. Janë ende në diskutime sesi do të zhvillohet kjo protestë, nëse do të jetë grevë e ngujim në parlament. Sipas gazetarit të A2 CNN Anesti Bajramemaj çdo opsion është në tavolinë. (A2 Televizion)