“Partitë e vogla u futën në xhepin e Berishës”, Alibeaj: Opozita e kontrolluar

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 20:59 | Politikë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj nga “Djathtas 1912” ka lëshuar akuza të forta ndaj opozitës aktuale, duke e cilësuar atë si të “kontrolluar” dhe pa vullnet real për ndryshim politik. Në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, Alibeaj u shpreh se Shqipëria sot ndodhet nën një regjim autokratik të ngritur nga kryeministri Edi Rama, i cili, sipas tij, “nuk përdor dhunën, por blen dhe shkëmben interesa”.

“Sot jetojmë në një regjim autokratik, ngritur në piedestal nga Edi Rama. Ai ua njeh mirë të metat atyre që i konsideron si kundërshtarë. Opozita duhet të jetë krejt ndryshe nga Rama, por sot ajo është në pazar,” deklaroi Alibeaj.

Sipas tij, humbja e opozitës në zgjedhjet e 11 majit nuk lidhet vetëm me manipulimet e mazhorancës, por me mungesën e përgjegjësisë dhe sinjaleve të reja politike.

“Kemi një opozitë të kontrolluar dhe në këtë grup hyjnë edhe forcat e vogla që morën mandate të vetme. Kur iu dha mundësia të tregonin se janë ndryshe, u futën në xhepin e Sali Berishës. Duopoli Rama–Berisha është e keqja më e madhe që ka bllokuar çdo zhvillim politik në vend,” përfundoi Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos