Duket se kur vjen puna të reforma zgjedhore, partitë e mëdha e gjejnë gjuhën e përbashkët, ashtu siç ndodhi edhe këtë të mërkurë. Për këtë çështje foli në emisionin Off the Record të Andrea Dangllit në A2 CNN, Enkelejd Alibeaj, ish-deputet.
“Ai theksoi se sot në Shqipëri nuk ka zgjedhje dhe kjo është një diçka që ka 30 vite që ndodh. “Ka 30 vite që ndodh kjo punë. Nuk më duket se përbën ndonjë ngjarje të madhe sidomos tani. Në situatën ku janë forcat politike, mund të bësh çdo lloj ndryshimi ligjor që nuk zbatohet dhe në fund rezultati do të jetë kush është më i forti. Gjuha e të fortit fiton. Pushteti do të përdorë të gjitha mjetet, me shtet, më të fortë, me patronazhistë dhe çdo gjë tjetër. Kjo nuk do të ndryshojë gjë. A shoh diçka. Kur ranë përbetimet e opozitës të asaj pjese që nuk e njohin procesin zgjedhor dhe shkojnë bien dakord. Fakti që bien dakord pa zhurmë, anashkalojnë thelbin e problemit. Sot nuk ka zgjedhje, nuk ka garë. Sa herë ka zgjedhje vjen pushteti në tavolinë dhe nga ana tjetër janë disa pretendues, subjekte politike që sillen si të tillë”.
Më tej, ai theksoi se Reforma Zgjedhore është marrëveshje e pistë Rama-Berisha për ndarjen e pushtetit.
“Forcat e reja opozitare nuk ishin të përfaqësuar, as partia e Lapajt dhe as e Qorit. Dy partitë e tjera nuk janë. Duket që edhe në këtë teatrin e vogël edhe në hipokrizinë e vogël nuk janë treguar aq bujarë. Duket që është vazhdim i të njëjtit skenar të mëparshëm, Rama-Berisha. Ti rri në pushtet, unë rri në opozitë, shqiptarët fryjnë sytë”, tha Alibeaj. (A2 Televizion)