Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron takime intensive në qarqet e tjera

Nga A2 CNN
4 Korrik 2025, 13:27 | Politikë

Pas Vlorës dhe Tiranës, Rama paralajmëron takime intensive

Pas takimit të djeshëm në Vlorë dhe atij sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar takime pasuese edhe në qarqet e tjera të vendit. Gjatë një komunikimi live me ndjekësit në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se do të jenë dy javë intensive ku deputetët do të mbledhin në terren të gjitha shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve.

“E pashë të arsyeshme t’ju drejtohem ju pasi Kemi zhvilluar dy takime do zhvillojmë edhe një tjetër në Durrës dhe pastaj në Fier, në Elbasan dhe Shkodër. Në Vlorë e nisëm dje dhe sot në tiranë zhvilluam një takim që dje nuk u bë i plotë lidhur me muajin që kemi përpara dhe domosdoshmërinë që deputetët të rikthehen në territor për të mbledhur të gjitha shqetësimet e qytetarëve", tha Rama përcjell A2 CNN  

Sipas kreut të qeverisë takimet do të kenë në fokus hapësirat publike që pengojnë frymëmarrjen qytetarëve në blloqet e banimit. Krahas tyre do të shihen edhe çështje të mbartura nga fushata.

“Por në këto qytete me fokus te hapësira publike, e cila është kthyer në një hapësirë ku ka shumë abuzivizëm, ka shumë zgjerim të paarsyeshëm të aktiviteteve të ndryshme dhe ka gjithfarë lloj trarësh e pengesash të krijuara nga koha që pengojnë frymëmarrjen e qetë e të lirë të komuniteteve në blloqet e banimit. Deputetët së bashku me drejtuesit dhe përgjegjësit e sektorëve të ndryshëm do të shohin dhe çështje të tjera që i kanë parasysh nga fushata. Por do jenë dy javë intensive dhe pastaj do të rikthehemi për të vendosur në favor të komunitetit se është bërë e papranueshme dhe e padurueshme për shumë njerëz e lagje në qytete të mëdha; ushtrimi i forcës, ushtrimi i vullnetit abuziv dhe symbyllja e strukturave përkatëse siç është evidente”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos