Pas Vlorës, Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në Fier

Nga Çaku Tafa
8 Korrik 2025, 16:47 | Politikë

Pas Vlorës, kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të martë në Fier në një takim me drejtues vendorë dhe deputetë të qarkut, në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin e hapësirave publike.

Burimet për A2 CNN bëjnë me dije se kreu i qeverisë u ka kërkuar dorëheqjen të gjithë drejtorëve  lokalë e rajonalë. A2 CNN mëson se dorëheqja e tyre do të bëhet në grup, por jo të gjithë do të shkarkohen, pasi kjo do të varet nga performanca e tyre në punë.

 

Gjithashtu mësohet se kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit që sipas tij, lë shumë për të dëshiruar dhe mosrespektimin e qytetarëve.

Ata na kanë vlerësuar me votë, ka thënë Rama, ndaj ky besim duhet përkthyer në respekt ndaj tyre.

Rama ka qenë i shoqëruar nga zv/kryeministrja, njëherësh drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos