
Një fletë votimi e veçantë vjen nga Bashkia Berat, ku është shkruar me dorë një varg nga Faik Konica: “Shqipëri të kam dh…, s’të kuptova asnjëherë!”
Gjithashtu, votuesi i ka vënë kryq të dy kandidatëve në këto zgjedhje: socialistit Ervin Ceca dhe kandidatit të pavarur të mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa, shkruan A2.
Fleta mban vulën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe duket se është përdorur gjatë procesit të votimit në zgjedhjet vendore të vitit 2025.

(A2 Televizion)
