Vijon procesi i numërimit të votave, kryesojnë kandidatët e PS

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 00:33 | Politikë

Vijon procesi i numërimit të votave, kryesojnë kandidatët e

Vijon procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë ku të dielën u mbajtën zgjedhjet.

Në njërën prej tyre, Bashkinë e Tepelenës, për herë të parë aplikohet edhe numërimi i votave me Inteligjencë Artificiale, por “vulën” do ta vendosë gjithsesi numërimi manual.

Në Vlorë, deri në orën 00:30, kryeson kandidatja socialiste Brunilda Mersini me 7088 vota. Dionis Sota, kandidati i pavarur që mbështet PD, ka 1011 vota, ndërsa Gjergji Nika, gjithashtu i pavarur, ka 850 vota.

Në Mat, Altin Bojni, kandidati i Partisë Socialiste, kryeson me 585 vota, shkruan A2; Eduart Brahilika, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike, ndjek me 259 vota; Ndërsa vetëm 33 vota ka marrë deri tani kandidatja tjetër e pavarur, Suzana Pasha.

Në Tepelenë, sipas KQZ, kryeson kandidati socialist Gramoz Sako me 970 vota, ndërsa kandidati i pavarur Gabriel Guma ka marrë 167 vota.

Në Berat kryeson socialisti Ervin Ceca kryeson me 3647 vota deri më tani, ndërsa Pavlo Shkarpa, i pavarur që mbështetet nga PD, ka 750 vota. 

Edhe në Cërrik, kryeson kandidati socialist Florenc Doka me 2412 vota, ndjekur nga kandidati i pavarur Amarildo Hoxha me 506 vota. Ndërsa kandidati i Shqipëria Bëhet ka marrë 403 vota.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos