Petrit Vasili: Zgjedhjet janë nul, veç debilët flasin për fitore

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 14:00 | Politikë

Petrit Vasili: Zgjedhjet janë nul, veç debilët flasin për

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, thotë se zgjedhjet e pjesshme vendore nuk janë të vlefshme, pasi votuen vetëm 12% e zgjedhësve.

“Narkopolitika zëvendëson vullnetin e popullit me atë të patronazhistëve! Dje u vulos përfundimisht asgjësimi i vullnetit të popullit nga narkopolitika. E pabesueshme, por e vërtetë: 88% e qytetarëve nuk votuan! Votuan vetëm 12% e zgjedhësve; pra, në fakt votuan një grusht patronazhistësh dhe një numër të moshuarish, ndërsa munguan masivisht të rinjtë, të cilët bojkotuan zgjedhjet si asnjëherë më parë”, thotë Vasili në një postim në rrjetet sociale, përcjell A2 CNN.

“Narkopolitika i bëri nul zgjedhjet! Një minorancë e kriminalizuar ka rrëmbyer pushtetin e shumicës absolute të popullit. U zgjodhën 5 kryetarë bashkie, të cilët kanë shumë më pak vota edhe se votat e zakonshme të partive të tyre, sepse edhe socialistët bojkotuan! Narkopolitika asgjësoi zgjedhjet dhe zëvendësoi pushtetin e popullit me votat e patronazhistëve, që ushqehen me supën e korrupsionit. Vetëm debilët mund të krenohen e të flasin për fitoren e këtyre hiç-zgjedhjeve!”.

Në të pesë bashkitë ku pati zgjedhje, Mat, Vlorë, Tepelenë, Berat e Cërrik, kandidatët e Partisë Socialiste fituan me rezultat të thellë kundërt kundërshtarëve, të cilët kryesisht ishin kandidatë të pavarur, të mbështetur nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos