PS fitoi thellë në Berat, Lefter Maliqi: Eno Bozdo jep dorëheqjen, merr shembull nga Bujar Leskaj

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 13:13 | Politikë

PS fitoi thellë në Berat, Lefter Maliqi: Eno Bozdo jep

Ish-deputeti Lefter Maliqi kërkon që drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Beratit, Eno Bozdo, të japë dorëheqjen pas humbjes së pësuar në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan të dielën, shkruan A2 CNN.

“Këto zgjedhje kërkojnë analizë dhe reflektim të thellë. Drejtuesi Politik i PD-së Berat, Eno Bozdo, ndaj së cilit nuk kam asgjë personale, pësoi dështimin e dytë të radhës, të rëndë në çdo aspekt, duke e listuar Beratin këtë herë në rezultatin më të dobët nga të 5 Bashkitë në garë. Të marrë shembullin e Leskajt në Vlorë, të jap dorëheqje, t’i hap rrugë riorganizimit, bashkimit të PD-së dhe opozitës në Qarkun Berat, në mënyrë që t’i paraprijmë shtimit dhe forcimit të radhëve, bashkimit, kthimit të besimit dhe shpresës për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare në Qarkun Berat”, thotë Maliqi në një postim në Facebook.

Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, mori 83,35% të votave, ndërsa kandidati i pavarur, Pavlo Shkarpa, i mbështetur nga opozita, mori vetëm 16,65%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos