PLL i del në krah Aulon Kalasë, kërkon rinumërimin e votave në Durrës

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 11:39 | Politikë

PLL i del në krah Aulon Kalasë, kërkon rinumërimin e votave

Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila ka garuar në koalicion me Partinë Demokratike në 11 Maj kërkon rinumërimin e votave në qarkun e Durrësit.

Kjo kërkesë e PLL vjen në mbështetje të një kërkesë të mëparshme të kandidatit Aulon Kalaja, i cili në këto zgjedhje rezulton se është kandidat i këtij subjekti zgjedhor.

Më herët KAS rrëzoi kërkesën e Aulon Kalasë për rinumërim të votave me arsyetim se një kërkesë e tillë bëhet vetëm nga subjektet zgjedhore dhe jo nga kandidatët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos