“Po të votonin vetëm gratë do merrnim 90 deputetë”, Rama: Kujtim Gjuzi ftoi fëmijët të lënë shkollën se do mbyllet TikTok-u

Nga A2 CNN
8 Mars 2025, 11:48 | Politikë

“Po të votonin vetëm gratë do merrnim 90

Kryeministri Edi Rama tha se thirrja e Sali Berishës për të mos çuar fëmijët në shkollë të hënën pas vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok-un tregon se pse shqiptarët nuk duhet ta votojnë më 11 maj, shkruan A2 CNN.

“Fëmijët u ftuan nga Kujtim Gjuzi të mos shkojnë në shkollë, dhe prindërit u ftuan që ë mos i lënë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe të shfaqin të gjithë madhështinë e marrëzisë për të protestuar pse do mbyllet TikTok-u. Kjo është një mënyrë që nuk ka nevojë për asnjë koment, asnjë argumentim, asnjë fjalë më tepër por që në vetvete u thotë në radhë të parë të gjitha nënave, pavarësisht se janë socialiste apo demokrate, nga çfarë duhet të ruhen më 11 maj” tha Rama në një takim me disa gra me rastin e 8 Marsit.

“Sepse më 11 maj kush voton duhet të ketë parasysh dy gjëra, ose do t’i japë një dorë Shqipërisë për të arritur objektivin e integrimit në Bashkimin Europian, ose votën ta përdorin për ta hedhur në kënetë. Nuk ka më qartë se kaq. Lajthitja e madhe e thirrjes për të mos shkuar në mësim dhe prindërit për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi sepse do të mbyllet TikTok-u, tregon në fakt sesa rreziqe të tjera mund të presim nga një mendje e ikur për terital”.

Kryeministri tha se beson shumë te qetësia dhe mençuria e grave dhe se do të ishte shumë më i sigurt në fitore nëse në zgjedhje do të votonin vetëm gratë. “Nëse do votonin vetëm gratë në Shqipëri, do merrnim 90 deputetë”, tha Rama. “Më 11 maj, mbani burrat në shtëpi, jo fëmijët”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos