Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Kemi ndërprerë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë

Nga Anesti Barjamemaj
10 Tetor 2025, 13:46 | Politikë

Në datën 9 nëntor nuk do të zgjedhje në Bashkinë e Tiranës. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një komunikim me median, sqaroi se në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet do të zhvillohen vetëm në 5 bashkitë e tjera të dekretuara nga Presidenti.

Si jurist, Celibashi pohoi se Gjykata Kushtetuese ishte shumë e qartë; dekreti i Begajt për Tiranën nuk ekziston. Për të do të ishte shkelje e Kushtetutës dhe shkelje e Kodit Zgjedhor nëse do të vijohej me përgatitjet për zgjedhjet në Bashkinë Tiranës.

I pyetur nëse e gjen veten fajtor për nisjen e procedurave për zgjedhjet në Tiranë, për sa kohë që Kushtetuesja kishte pranuar për gjykim kërkesën e parë të Veliajt, Celibashi sqaroi se KQZ nuk kishte asnjë detyrim për të pritur në momentin që një palë ka pretendime në institucione të tjera.

Lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve në kryeqytet, kryekomisioneri përsëriti disa herë qëndrimin e tij se nuk paragjykonte asnjë vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese dhe kërkoi që të pritej data 31 Tetor për t’u shprehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos