Partitë Popullore Europiane (PPE) kanë vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi.
Vendimi erdhi pas kërkesës së kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE-së në Bruksel, për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë.
Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri”.
Kërkesa e Berishës erdhi pasi ai deklaroi në Asamblenë Parlamentare të PPE-së se PD dispononte mijëra dokumenta që faktonin lidhjen e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe ndërhyrjen e kriminelëve në procesin zgjedhor të 11 majit.
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
— Sali Berisha (@saliberisha_) June 3, 2025
Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në axhendën e saj për misione verifikimi.
Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili kërkoi… pic.twitter.com/jK8ngg9CCf (A2 Televizion)