Propozimi i Dash Dulës: Partitë të bëhen me hipotekë, ta marrin kryetarët tapinë në xhep

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 22:01 | Politikë

Ish-deputeti Dashnor Sula nuk i kurseu ironitë gjatë diskutimit për Kodin e ri Zgjedhor në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Ai propozoi që partitë në Shqipëri të bëhen me hipotekë, ashtu siç janë edhe pronat, duke u trashëguar në breza nga kryetarët që s’heqin dorë prej drejtimit të tyre pas humbjeve ne zgjedhje.

Unë po them tani biles do ti propozojmë qeverisë që partitë politike të bëhen me certifikate pronësie. Me hipotekë. Siç është regjistrimi në gjykatë, të bëhet edhe certifikata e pronësisë, ta marrin tapinë në xhep dhe të mbarojnë o vlla, ta trashëgojnë. Le ta marrin mooo. Ta mbajnë të tundur a të patundur. Ndaç ta tundin, ndaç mos ta tundin më”, tha Sula në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Ndërkohë, analisti Genc Burimi e quajti ish-deputetin opozitar një humbës të keq dhe i tregoi se në Perëndim kështu janë partitë.

Edhe njëherë po të them o Sula kështu i ka perëndimi. Në periferinë tënde aty ku je... Në perëndim kështu janë partitë o zotëri. Ti s’je i kënaqur ik mo krijo partinë tënde. Largohu o vëlla. Je humbës i keq ti”, tha Genc Burimi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos