Opozita shënon protestën e 6 te Bashkia e Tiranës, për largimin e kryebashkikut Erion Veliaj. Korrupsioni në Bashkinë e Tiranës ishte kryefjala e protestës të mbajtur sipas një skenari tashmë të njohur.
Tubimi dukej se do të vijonte paqësisht, por fjala e Belind Këlliçit u shoqërua me hedhjen e molotovëve. Nuk munguan as mesazhet për lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, kërkesë që kryebashkiaku dhe mazhoranca e kanë cilësuar si të vetmen kauzë që në fakt kanë demokratët edhe në këtë protestë.
Teksa minutat kalojnë protesta kalon në nivelin tjetër, përplasje me policinë dhe heqje e rrethimit të çeliktë.
Ndryshe nga herët e tjera, policia nuk reagoi ndaj protestuesve. Por këshilltarëve bashkiakë as këtë herë nuk u hapi rrugë për hyrjen në bashki.
Në krye të dy orëve protestë, premtimi për çlirimin e bashkisë u mbart për të martën e javës së ardhshme. Nga ana tjetër policia që kishte vëzhguar çdo protestues, nisi mbledhjen e provave materiale dhe hyrja kryesore e Bashkisë së Tiranës u rrethua me shiritin e skenës së krimit. (A2 Televizion)