
Situata është tensionuar në protestën e opozitës në Tiranë, ndërsa bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është zbrazur nga protestuesit për shkak të tymit dhe gazit lotsjellës.
Sipas raportimit të gazetarit të A2CNN Ervin Koçi, zona është mbuluar nga shtellunga gazi lotsjellës të hedhur nga Policia e Shtetit, çka ka bërë që qytetarët të largohen nga vendngjarja.
Ndërkohë raportohet se marshimi i protestuesve është zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës dhe më tej drejt disa ministrive. (A2 Televizion)