“Të ruajmë atë që kemi trashëguar dhe të ndërtojmë të ardhmen”, Begaj viziton Plavën e Gucinë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2026, 17:39 | Politikë

“Të ruajmë atë që kemi trashëguar dhe të

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin: “Mirë se vini në Alpet Shqiptare- Vuthaj 2026”.

“Të ruajmë atë që kemi trashëguar, por njëkohësisht të ndërtojmë me besim të ardhmen; të jemi krenarë për identitetin tonë, por edhe të hapur ndaj bashkëpunimit; të mbështesim njëri-tjetrin dhe të punojmë që brezat që vijnë të kenë më shumë mundësi se ne”, tha kreu i shtetit.

Begaj e vlerësoi këtë aktivitet si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave.

“Alpet Shqiptare janë një pjesë e historisë së shqiptarit, e karakterit dhe e mënyrës se si kemi ditur të jetojmë në harmoni me tokën, me familjen dhe me njëri-tjetrin. Në këto male janë ruajtur zakone, këngë, veshje e mënyra jetese që i japin identitet kulturës sonë kombëtare. Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri, por edhe kujtime dhe një mënyrë jetese që ruan ende lidhjen e ngushtë mes njeriut dhe natyrës, mes traditës dhe së ardhmes.”

Po ashtu Presidenti theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës shqiptare, duke nënvizuar se komuniteti i Plavës dhe Gucisë ka dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe në zhvillimin e Malit të Zi.  

“Të ruajmë atë që kemi trashëguar dhe të“Të ruajmë atë që kemi trashëguar dhe të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos