Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama u jep “pasqyrë” për të qarë hallet

Nga Fjorela Beleshi
24 Gusht 2026, 15:09 | Politikë

Në nisje të vitit të dytë të mandatit të katërt, qeveria e Edi Ramës po merr një pasqyrë unike që të shohë më pastër hallet e qytetarëve që qeveris prej 13 vitesh.

“Pasqyrë Albania, një platformë e re online, në të cilën Edi Rama ka zgjedhur të “luajë” edhe me terminologjinë, duke emëruar sektorin e ankesave si “Flamingo Albania”.  Simbolikën e protestës gati tremujore për largimin e tij, Rama e marketon politikisht në dokumentat qeverisës.

Kësisoj, pakënaqësive në shesh apo në zonat elektorale para zgjedhjeve lokale Rama u servir një platformë online për t’u ankuar dhe më pas ta ndjekin shqetësimin e tyre, shkruan A2.

Por, kjo nuk është risi, thjesht një ribrendim i një tjetër platforme aktuale si “Shqipëria që duam.al”, e krijuar në nisje të mandatit të dytë. Një gjë është e sigurt, shqiptarët do të kenë mjaft hapësira online për të “qarë hallet e tyre”, por zgjidhja do të vijë pasi të rregullohet komunikimi ministër-drejtues politik-deputet-drejtor.

Por, zinxhiri është aty dhe në të paktën katër sektorë qeveritarë ministrat mbajnë edhe detyrën e drejtuesit politik si Arsimi, Pushteti Vendor, Mbrojtja dhe Infastruktura me drejtorët si hallka ndërlidhëse.

E përsëri prej gati një viti Shqipëria ka një ministri si Diella dhe po bën edhe platformën e dytë të ankesave qytetare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos