
PS dhe asnjë parti në Shqipëri nuk ka burime të qeverisë e vetme. Kështu u shpreh politologu Afrim Krasniqi në Off the Record.
Krasniqi tregon dhe emërimin më të fundit në legjislativ ku ministrja e arsimit emëroi zv. ministre vartësen që ishte marrë me turizmin.
“Pashë sot ministren e arsimit që kishte emëruar si zv.ministre vartësen që ishte marrë me turizmin. Janë mesazhe. Kam përshtypjen se mazhoranca i ka ndodhur ajo që i ka ndodhur çdo mazhorance në botë kurrë merr mazhorancë të papritur. PS dhe asnjë parti në Shqipëri nuk ka burime të qeverisë e vetme. Duke qenë vendi i vogël, o riciklojnë por ky ka kosto nuk ka kurrë reformë. Te PS ka deputetë që nuk kanë shkelur ligjin, kanë pasion politikën, por hyjnë në një familje politike ku gjysma vjedhin, gjysma mbrojnë atë që vjedhin. Dhe me ata do ndodhë e njëjta situatë”, tha Krasniqi në A2 CNN. (A2 Televizion)
