"Pse tani e jo më parë?", Rama u përgjigjet qytetarëve për lirimin e hapësirave publike

Nga A2 CNN
20 Korrik 2025, 17:11 | Politikë

"Pse tani e jo më parë?", Rama u përgjigjet

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët.

Kreu i qeverisë njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30 dhe tema do të jetë lirimi i hapësirave publike, shkruan A2.

Postimi i Ramës:

Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?

NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos