Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 21:00 | Politikë

Publikohet në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë për shkarkimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Ministrave, pas votimit të zhvilluar të mërkurën në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku 50 këshilltarë votuan pro shkarkimit të tij.

Shkarkimi i Veliajt u mbështet nga të dy krahët politikë, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, të cilat për herë të parë bashkuan votat në një qëndrim të përbashkët kundër kreut të deritanishëm të Bashkisë.

Me publikimin në Fletoren Zyrtare, vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke i dhënë fund zyrtarisht mandatit të Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës dhe duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të reja.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos