Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa pamje të punimeve që po kryen për zgjerimin e autostradës që lidh Tiranë me Durrësin.
Kreu i qeverisë shkruan se punimet për korsitë e reja të lëvizjes tashmë kanë përfunduar, në këtë aks që shpesh herë është kthyer në problematik për shkak të trafikut.
Mes të tjerash, Rama bën me dije se paralelisht ka nisur puna dhe për rindërtimin e korsive të vjetra.
“Dhe me kantierin e superstradës Tiranë-Durrës, ku janë drejt përfundimit punimet për korsitë e reja të lëvizjes, ndërsa paralelisht ka nisur edhe rindërtimi i korsive të vjetra, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama (A2 Televizion)