Një lajm të prodhuar nga propaganda e ka cilësuar analisti Arion Sulo, situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Rama. Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN ai tha se, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore me mbetjet në Elbasan dhe inceneratorin që sipas nxjerr në pah korrupsionin.
“Vlora është një lajm i prodhuar nga propaganda nuk ekziston problemi. Ne kemi një dialog pa zë vetëm me figurë. kemi djegien e mbetjeve dhe mungesë uji në Vlorë. Mbetjet digjen për vit në Vlorë dhe Rama e pa pasi iu bashkua Elbasani. Filloi për ujin e mbetjet, as ujin e mbetjet nuk ka bashkia Vlorë se Serishtën në Vlorë e ka Klodian Zoto e Mërtiri, nuk e ka Ermal Dredha, ujësjellësin e nxori sot. Nuk ka lidhje Vlora. Ajo që bën ai atje. Doli lajmi për dorëheqje tha që Tirana nuk mund të jetë si Vlora ministri i Brendshëm të kapë karriget në rrugë. Ajo lagje historike ka biznese, është fake, mizanskenë. Është heqje vëmendje për inceneratorin se inceneratori nxjerr korrupsionin, është krim mjedisor”.
Sipas Sulos , kreu i qeverisë kërkon “koka turku” për shifrat në rënie të turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë.
“Edhe Tirana është pa zgjidhje dhe shifrat e turizmit janë në rënie dhe ai do koka turku për këtë. Është fillimi i rënies së turizmit. Rindërtimi është ftohur në lidhje me një vit më parë, bujqësia është në rënie”.
Edvin Kulluri shkon edhe më tej duke paralajmëruar kolaps, pasi sipas tij do të ndërpriten paratë e drogës.
“Këtu do ketë kolaps se po ndërpriten paratë e drogës. Vetëm grupet kriminale drejtojnë nga burgu, por bashki që drejtojnë nga burgu nuk ka. Vetëm krerët e grupeve kriminale. Këtu ka marrë fund çdo gjë nuk ka drejtësi, nuk ka qeverisje lokale. Deputetët janë anonimë këtu ka marrë fund sistemi, por ama ata vendosin çdo gjë. Qëkur e ke bërë bashkinë e Vlorës ke futur Novoselën, Dukatin dhe Babicën nuk është bashki por ti ke bërë komitet ekzekutiv. Jo Ermalin të vësh, por gjeni të vësh nuk drejton dot aty e ka fajin sistemi. Këta e prodhuar sistemin dhe sistemi prish njerëzit. Ka rënë kalaja nuk ka ndarje pushtetesh, as siguri juridike. Këtu është rrumpallë se vendos despoti. Ka 12 vjet në pushtet ky dhe Vlora është pa ujë dhe e votuan prapë. Janë bërë të gjithë KÇK”.
Për ish-zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, situata e krijuar në Bashkinë e Vlorës ishte një ngjarje e paralajmëruar që në festën e Partisë Socialiste. Sipas saj të gjithë drejtorët ju bindën urdhrit të Ramës në mënyrë të verbër, duke dhënë dorëheqjen.
“Kjo që po ndodh në Vlorë ka qenë një ngjarje e paralajmëruar dhe paralajmërimi i parë filloi ën festën e PS, kur Rama u kthye nga SHBA. U dha një kronike e debatit mes kryetarit të qeverisë dhe kryetari të Bashkisë së Vlorës, me tone të revoltuara. Ky ishte sinjali i parë i kambanës së alarmit. Më vonë gjatë kohës që rishikoheshin votat dhe u rikalua në një stad të dytë, Rama tha të gjithë të jepni dorëheqjen. Askush nuk tha; ku qëndron e keqja të japim dorëheqjen, por pranuan urdhrin në mënyrë të verbër. Jemi në një moment që pushtet e mëdha duhen menaxhuar se në të kundërt po iku një fije ikin të gjitha fijet”.
(A2 Televizion)