Qeveria kalon amnistinë, 600 të dënuar në shtëpi për festa

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 18:02 | Politikë

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e radhës projektligjin për amnistinë, nga e cila përfitojnë rreth 600 të dënuar, për vepra jo të rënda penale.

Megjithatë, kjo amnisti e propozuar nga Ministria e Drejtësisë do të duhet të kalojë për të marrë dhe votën e parlamentit.

“Projektligji tashmë është në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të ndjekë procedurën parlamentare sipas rregullores, sepse kërkon një shumicë të cilësuar. Ata që do të lirohen, do të kenë një mundësi të rehabilitimit, risocializimit në familjet e tyre dhe në shoqëri”, tha ministri Manja.

Në amnisti është parashikuar që të pushojë ndjekja penale për pjesën me të madhe të kundërvajtjeve penale që dënohen deri në 2 vite burg. Nga ana tjetër, përfitojnë nga 1 vit ulje dënimi të gjithë të dënuarit burra dhe gra, si edhe të miturit që nuk janë pjesë e amnistisë. Këtu përjashtohen të dënuarit me burgim të përjetshëm, të dënuarve për vrasje ose ato që janë subjekt i SPAK.

Pas kalimit në Parlament, ku kërkon 84 vota pro, ligji “për dhënie amnistie” është parashikuar t’i fillojë efektet 15 ditë pas botimit në fletore zyrtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos