Në mbledhjen e fundit të qeverisë, është vendosur dhe ndryshimi i drejtuesve të dy prefektuarave. Kështu, Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë dhe në vend të tij caktohet Anduel Xhindi.
Ndryshimi tjetër vjen në prefekturën e Vlorës, ku largohet Plator Nesturi, i cili zëvendësohet nga Evis Allushi.
Në vendim thuhet se ky akt hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare. Dokumenti mban firmën e Kryeministrit Edi Rama dhe përmbyll ciklin e ndryshimeve të fundit në administratën territoriale.
Emërimi i Allushit vjen në një moment të rëndësishëm për përfaqësinë shtetërore në qark, në prag të riorganizimeve të strukturave vendore dhe zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Vlorës. (A2 Televizion)