Noka i përgjigjet PS për uljen e numrit të deputetëve: S’bëhet pa ulur më parë administratën

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 22:21 | Politikë

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në emisionin “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, ka komentuar propozimin e socialistëve për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.

Gjatë intervistës, Noka u shpreh se një nismë e tillë nuk mund të merret seriozisht nëse nuk paraprihet nga reduktimi i administratës publike, të cilën e cilësoi si të fryrë dhe të kushtueshme.

“Numri i deputetëve nuk ulet nëse nuk ulni më parë numrin e punonjësve. Nuk mund të flasim për kursim apo efikasitet kur administrata vijon të fryhet nga dita në ditë. Problemi nuk është te deputetët, por te mënyra si menaxhohen burimet publike dhe te numri i lartë i punonjësve në shtet,” u shpreh Noka.

Ai theksoi se çdo reformë serioze duhet të nisë nga reduktimi i shpenzimeve në administratë dhe rritja e eficiencës së saj, duke shtuar se ulja e numrit të deputetëve nuk është zgjidhje në vetvete.

“Nëse vërtet kërkohet të lehtësohet barra për qytetarët, atëherë duhet parë më parë administrata. Nuk mund të kërkohet ulje e përfaqësimit, ndërkohë që rritet aparati shtetëror,” vijoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos