Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për bashkinë

Nga Fjorela Beleshi
29 Gusht 2026, 10:43 | Politikë

Rama mbledh socialistët e Tiranës, në fokus gara për

Në orën 11:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një drekë pune me drejtuesit politikë dhe deputetët e Tiranës, në një nga restorantet në periferi të kryeqytetit.

Ky takim vjen pas mbledhjeve të shumta që Rama ka zhvilluar me ministrat dhe drejtuesit politikë, në kuadër të strategjisë së re të Partisë Socialiste për sjelljen dhe komunikimin me qytetarët përpara zgjedhjeve lokale.

Takimi zhvillohet gjithashtu një ditë pasi Erion Veliaj, nga paraburgimi, la Bashkinë e Tiranës pa një kryetar të komanduar.

Ndërkohë, për Bashkinë e Tiranës ka nisur edhe një debat brenda radhëve të socialistëve lidhur me atë se kush do të jetë kandidati i kësaj force politike për zgjedhjet e vitit 2027.

Përveç Ogerta Manastirliut, e cila është përmendur si një nga emrat për këtë garë, vetëofruar është edhe Erion Braçe.

Deputeti socialist ka bërë vazhdimisht thirrje për një proces gare brenda partisë, për të zgjedhur kandidatin që do të përfaqësojë Partinë Socialiste në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos