Rama në Pogradec me drejtuesit politikë: Kush nuk arrin objektivat, të japë dorëheqjen

Nga A2 CNN
23 Gusht 2026, 17:13 | Politikë

Rama në Pogradec me drejtuesit politikë: Kush nuk arrin objektivat,

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim dyditor në Pogradec, që zhvillohet sot dhe nesër.

Gazetari i A2 CNN, Artin Halili, raportoi se, sipas burimeve të ndryshme, gjatë takimit është diskutuar për arritjen e objektivave nga drejtoritë dhe strukturat përkatëse.

“Në rast se nuk do të kemi arritjen e objektivave nga drejtoritë e ndryshme, mirë është që të japin dorëheqjen pa u nisur për në Tiranë”, tha gazetari, duke iu referuar informacionit të marrë nga burimet.

Sipas Halilit, nesër kryeministri, së bashku me drejtuesit e agjencive, pritet të bëjë një panoramë të proceseve që janë përcaktuar, si dhe të atyre që janë përfunduar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos