Rama pas mbledhjes me ministrat: Kemi reflektuar për protestat, qasje e re në territor dhe strehimi programi kryesor

Nga A2 CNN
24 Gusht 2026, 19:11 | Politikë

Rama pas mbledhjes me ministrat: Kemi reflektuar për protestat, qasje e re

Kryeministri Edi Rama ka folur pas përfundimit të mbledhjes dyditore me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, duke bërë të ditur disa nga prioritetet për sezonin e ri politik.

Rama tha se qeveria ka punuar intensivisht dhe se një pjesë e diskutimeve kanë ardhur si reflektim ndaj protestave të zhvilluara në Tiranë.

“Kemi përgatitur shumëçka tanimë duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara sesa pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës.

Kemi konsoliduar disa pozicione, qoftë lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar.”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Partia Socialiste do të ketë një qasje të re në territor, përmes asaj që e cilësoi si “prani besnike”, ndërsa foli edhe për programet e qeverisë.

“Kemi konsoliduar pozicionin lidhur me qasjen e re të partisë në territor përmes pranisë besnike dhe kemi konsoliduar disa pozicione, në raport me vitin e dytë të disa programeve të qeverisë”, tha Rama.

Rama foli edhe për platformën “Pasqyrë Albania”, e cila sipas tij do të shërbejë si një kanal komunikimi dhe informimi në kohë reale mes qytetarëve dhe qeverisë.

“Do shtohet edhe Pasqyrë Albania, ku qytetari do drejtohet për t’u informuar në kohë reale. Është një dritare ku secili ka autonominë e vet.”, tha Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos