
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e dytë të mbledhjes me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Pogradec, ku në fokus është raportimi mbi objektivat e qeverisë dhe puna e administratës.
Gazetari i A2 CNN, Artin Halili, raportoi se gjatë mbledhjes është diskutuar edhe nevoja për një “rifreskim” të administratës, ndërsa sipas tij, drejtuesve që nuk kanë arritur objektivat u është përcjellë mesazhi për të dhënë dorëheqjen.
“Për të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur objektivat dhe sidomos për drejtorët, mirë është që ta japin dorëheqjen që në Pogradec, pa shkuar ende në Tiranë, për sa i përket detyrave që janë lënë nga ana e qeverisë ose kryeministrit për zbatimin e tyre”, tha Halili. (A2 Televizion)