Rama takon në bashki këshilltarët e majtë, zbulohen porositë që u la

Nga Fjorela Beleshi
20 Shkurt 2025, 18:14 | Politikë

Rama takon në bashki këshilltarët e majtë, zbulohen

Pas takimit publik që bëri në sheshin “Skënderbej” me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama hyri në bashki për takimin me këshilltarët e majtë.

Burime për A2 CNN nga takimi që zgjati rreth 10 minuta në Bashkinë e Tiranës, Rama u ka kërkuar këshilltarëve të majtë që të dalin në tërren dhe të jenë sa më shumë aktivë në zonë.

A2 CNN po ashtu mëson se Rama u ka kërkuar që të mos e lënë pas dore punën në bashki duke ja bërë të qartë që të mos ketë neglizhencë apo mungesa. Ndërsa për kundërshtarët politikë mësohet të ketë thënë se “ata janë të lodhur”.

Gjithashtu, kryeministri u ka thënë që sot duhet motivim më shumë se kurrë për të fituar në 11 maj. 

Një nga këshilltarët bashkiak i ka kërkuar kryeministrit që të gjejë mekanizma për të ndërhyrë në çështjen e SPAK-ut, pasi, sipas tij, po shqetësohen njerëzit. Por, sipas burimeve të A2, Rama nuk i ka dhënë një përgjigje, duke e anashkaluar.

Në takimin me Ramën ka qenë i pranishëm edhe Endrit Braimllari, i cili prej pak kohësh ka braktisur Partinë e Lirisë për t’iu bashkuar radhëve të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos