Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se kryeministrit Edi Rama, “zyrtarë të Brukselit i kanë thënë se sa të jesh ti me bandën e hajdutëve nuk ka integrim”.
“Një politikan shumë i rëndësishëm europian, një mikut tim i ka thënë këtë: “Kanë vënë duart në kokë kur kanë firmosur certifikatën top sekret më të lartë të NATO-s. Dhe kam parë ato gjëra që po të m’i thonte dikush, kurrë nuk do ia besoja”. Për qeverinë shqiptare dhe për Shqipërinë po flitet. Gjermania sot është ajo që kanë vendosur bllokun. Dhe sot Europa po thotë: “integrim me Edi Ramën nuk ka”. Opozita ka bërë gjithçka për integrimin. Ne e duam integrimin dhe kemi bërë gjithçka. Kemi qenë me lider të burgosur, kemi qenë në margjinalizim ekstrem dhe kemi shkuar në Parlament dhe kemi votuar çdo gjë që ka të bëjë me integrimin. Ne e mbështesim. Pengesa e integrimit, po thuhet me zë dhe me figurë nga ndërkombëtarët, është Edi Rama. Dhe ndaj ne po themi që procesi i integrimit të mos bllokohet dhe duhet të ecë. Për këtë, duhet zgjidhje politike.
Sipas Nokës, Ramës “i është thënë: sa të jesh ti me bandën e hajdutëve dhe të karteleve, të kriminelëve, nuk ka integrim”.
“E kanë thënë zyrtarët e Brukselit këtë”, u shpreh Noka.
(A2 Televizion)