"Seancat parlamentare mbyllen për 15 minuta"- Teliti shpërthen keq ndaj Ramës: E ke shkërmoqur legjislativin

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 21:01 | Politikë

"Seancat parlamentare mbyllen për 15 minuta"- Teliti

Jetën parlamentare, demokrati Dorian Teliti, e cilësoi të shkatërruar prej kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij me ndryshimin e rregullores së kuvendit, po i hap dhe i mbyll seancat sipas dëshirës.

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës tha në Off the Record se opozita po përpiqet të kryejë misionin e saj, por nuk po lejohet nga forca e kartonëve të mazhorancës.

“Seancat janë bërë çmos që me fuqinë e kartonit arrin sot, që kur s’të pëlqen fjala e kundërshtarit kalon në votim. Aktiviteti i kuvendit janë dhe komisionet. Nëse ato që diskutohen në seancë ato që thuhen në komisione, perceptimi do të ishte ndryshe. Sot do të kishim një realitet ndryshe me seanca që nuk mbyllen për 20 min dhe që diskutohet për çështje procedurale. Përjashtuan kreun e grupit të PD sepse u ngrit dhe tha dua të bëj pyetjet. E përjashtuan në mënyrë të padrejtë. Më parë u mohua diskutimi për programin. Është hera e parë që ndodh. Dhe kjo sepse deputetët e PD ngritën shqetësime për procedurën. Deputetët e opozitës janë atje për të bërë opozitë dhe kjo mundësi nuk po na jepet. Ka mundësi të përmirësohemi. Por ti vesh fajin vetëm opozitës...”, tha Teliti në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos