"Shqipëria s'ka më lopë, po pimë qumësht kinez dhe hamë mish Brazili”, Lita kapet me Qafokun: Boll me mua!

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 20:54 | Politikë

Gazetarët Roland Qafoku dhe Lavdrim Lita janë përplasur në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN sa i përket gjendjes së opozitës në vend.

Lita u shpreh se fajin për gjendjen në të cilën ndodhet vendi nuk e ka opozita, por mazhoranca që qeveris prej 12 vitesh, e cila duhet të japë llogari për problematikat.

Ai po ashtu shtoi në Off The Record se qytetarët shqiptarë janë duke konsumuar qumësht të ardhur nga Kina dhe mish që importohet nga Brazili, pasi në fermat e vendit nuk ka më as lopë.

DEBATI:

Qafoku: Ata janë të lumtur sa marrin e japin me njëri tjetrin, saqë nuk i shqetëson gjë mo... Shqipëria politike kryesor në politikë ka opozitën. Jo në kuptimin negativ.

Lita: nuk është opozita problem politik. S’po qeveris opozita. Problemi është qeverisja dhe mazhoranca. Ke një mazhorancë që miraton buxhetin për 23 sekonda. Zotëri ke fermerët që nuk marrin dot fondet e BE-së sepse i kanë vjedhur.

Qafoku: Po mirë mos do t’ia dijë ai...

Lita: Po mirë mo kush është ministri i Bujqësisë këtu që të japë llogari mo

Qafoku: Po mirë mo mirë këto i dimë, avash qetësohu...

Lita: Kjo është mazhoranca, për ça po diskutojmë ne? Fajin opozita e ka këtu?

Qafoku: si rregullohet kjo pra? Mos më tjetërso fjalët se s’thashë që është problemi opozita. Thashë që është alternativë

Lita: Juve ju vjen në majë të gjuhës problemi opozita.

Qafoku: Ore s’po bën ndonjë zbulim ti këtu. Alternativë është opozita ore që e vendos mazhorancën në sfidë...

Lita: Ore në këtë vend  nuk ka më lopë morë, po pinë njerëzit qumësht pluhur kinez

Qafoku: Ore ti duket sikur s’po më kupton mua

Lita: Ministri i Bujqësisë duhet të flasë për këtë. Po ha mish Brazili zotëri dhe s’po e kupton

Qafoku: Ore kush e tha këtë që e ka fajin opozita, kush e tha mo?

Lita: Po ju pra!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos