Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, në një pronocim për mediat pas përfundimit të seancës plenare, deklaroi se “ishte një seancë e paprecedentë”.
“Qeveria erdhi të shpaloste programin qeverisës para shqiptarëve dhe debate parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do ta sigurojmë që opozita të ketë hapësirat e saj. Por, nuk është veprim demokratik nga opozita të qëllojë duke fluturuar Kushtetutën. Opozita shfaqi dhunë verbale, madje edhe fizike”, deklaroi Gogu.
“Nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të jemi të pranishëm në skena të dhunës parlamentare. Ky është Parlamenti që duhet të ndahet nga radikalizmi politik. Skenari i mazhorancës ishte që të qëndronim deri në agimin e ditës së nesërme. Kur kolegët tanë i kanosen kryeministrit të vendit dhe deputetëve, kjo është e pafalshme”, shtoi Gogu. (A2 Televizion)