Shkarkimi i Ristanit, Berisha: Veliaj sfidoi Ramën, “po bëhet një kalë i ngordhur”

Nga A2 CNN
29 Gusht 2026, 13:34 | Politikë

Shkarkimi i Ristanit, Berisha: Veliaj sfidoi Ramën, “po bëhet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas vendimit për heqjen e kompetencave të deleguara ndaj nënkryetares së Bashkisë, Anuela Ristani.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një qytetari për zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe mundësinë që Bashkia e Tiranës të kalojë te PD në zgjedhjet e ardhshme, Berisha e cilësoi vendimin e Veliajt si një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës.

Sipas kreut të PD-së, Rama është dobësuar dhe vendimi i Veliajt tregon se përplasja mes tyre është bërë e hapur.

"Të falënderoj shumë për pyetjen dhe sugjerimin. Hasan, akti i djeshëm i Erion Veliajt dëshmon përfundimisht se Edi Rama po bëhet një kalë i ngordhur që dalin tani t'ia heqin dhe patkonjtë, e kupton vetë. Pra, dhe kjo është një e vërtetë. Në qoftë se qytetarët e kanë konstatuar, e kanë ndjekur, ai është një person në rrethim, që për të mbrojtur shkon nga një vilë qeveritare në një vilë tjetër qeveritare.

Dhe që njofton ndryshime po s'bën dot asnjë ndryshim. S'bën dot asnjë ndryshim. Në këtë kuadër është fillimi i hapur i sulmit të Erion Veliajt ndaj tij. Nuk mohohet se Gjykata Kushtetuese vlerësoi si antikushtetues procedurën e shkarkimit nga Edi Rama nëpërmjet këshilltarëve bashkiakë socialistë të tij.

Por momenti që u zgjodh nga Erion Veliaj për t'i hedhur dorezën dhe për ta sfiduar në mënyrë përfundimtare është dëshmi e dobësisë ekstreme të Edi Ramës. Dhe pra, gjithçka veprohet në një betejë midis tyre. Po viktimë janë qytetarët e Tiranës, me keqardhje të madhe.

Kam publikuar dje një video të një qytetari ku tregonte se si është transformuar lumi i Tiranës që unë në memorien time nuk e mbaj mend kurrë në atë gjendje të mbushur me të gjitha llojet e plehrave në brigjet e lumit.

Pra, në këtë rast kjo Ristani, e cila nuk shkarkohej nga nënkryetare por i hiqeshin të gjitha kompetencat e deleguara, dhe duke mos ia deleguar dinjitetin asaj apo këtij apo atij, i mbante vetë Erion Veliaj duke i thënë Edi Ramës: 'dil në mejdan të tregoj se sa vlen ti', nuk ke punë. Pra, është një zhvillim pozitiv kjo betejë. E quaj pozitiv, se sa më shumë të shkërmoqen, t'i nxjerrin sytë njëri-tjetrit, aq më shumë e meritojnë," tha Berisha (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos