Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ nuk regjistron Gjergji Nikën

Nga A2 CNN
26 Tetor 2025, 13:59 | Politikë

Shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Vlorës, KQZ

Gjergji Nika, anëtari i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nuk është regjistruar nga KQZ si kandidat për Bashkinë e Vlorës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 Nëntorit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, teksa kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, tha se Nika duhet të ishte propozuar nga një Komitet Nismëtar dhe duhet të kishte respektuar procedurën.

Më tej, Celibashi tha se nga precedenti i vitit 2023, Gjegji Nika nuk mund të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Teksa tha se anëtarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, i lind e drejta që ta kontestojë vendimin e KQZ-së.

Nika, më parë ka qenë pjesë e PD dhe më pas me grupimin Basha, shpalli kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos