Si i kalonte Salianji ditët në qeli: Shumë prej të dënuarve i kisha denoncuar unë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 21:22 | Politikë

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji rrëfeu në Çdokënd me Merita Haklajn dhe detaje sesi i kalonte ditët në qeli, ku kaloi më shumë se 9 muaj pas hekurave.

Salianji tregon se për arsye sigurie kishte qeli më vete, teksa shton se nuk pati as një problem as edhe me personat që ai i kishte denoncuar personalisht dhe që vuanin dënimin në të njëjtin burg.

“Për shkak të funksionit si deputet, kam pasur qeli më vete. Një pjesë të personave të izoluar i kam pas denoncuar. Nuk kam pasur probleme me askënd. Aty ka shumë njerëz që vinin për të më treguar historinë e tyre. Ata shihnin deputetit dhe në burg dhe tregonin historinë e tyre përse ishin në burg për suvatim pa leje, apo 2 gramë hashash. Kryesisht janë njerëz të varfër, por edhe të akuzuar vepra të rënda”, tha Salianji në A2 CNN.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos