"Nëse Rama e Berisha nuk do fitojnë 71 deputetë...", Shabani: Ky do të ishte misioni ynë i kryer historik

Nga A2 CNN
29 Prill 2025, 22:31 | Politikë

"Nëse Rama e Berisha nuk do fitojnë 71 deputetë...",

Bashkëdrejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Endri Shabani tha në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se “nëse ne ia dalim që as Rama e as Berisha të mos marrë 71 mandate, ne kemi kryer misionin tonë historik”.

“Nëse ne ia dalim që asnjë nga klasa e vjetër politike, Rama dhe Berisha, të mos qeverisin dot, pra mos të shkojnë në 71 mandate, ne kemi arritur sukses. Sepse aty do të nxisim rebelim të brendshëm brenda këtyre partive ose brenda Parlamentit. Nëse bëhen bashkë pastaj, ai do të jetë akti i fundit i tranzicionit, ajo qeveri do të bjerë shumë shpejt sepse të gjitha kusuret me ndërkombëtarët që ka Berisha do t’i transferohen edhe Ramës, sepse shumë nga socialistët do të jenë kundër që të qeverisen me Sali Berishën, pasi kanë 34 vjet që e luftojnë. Edhe demokratët do të jenë kundër. Pra, në të gjitha rastet, nëse ne ia dalim që asnjëri të mos marrë 71 mandate, ne kemi kryer misionin tonë historik për t’i dhënë Shqipërisë një rotacion”, tha Shabani.

“Në çdo fushë të jetës, e reja nuk hyn direkt. E reja do kohën e vet. Por, unë mendoj se në Shqipëri janë pjekur kushtet”, shtoi Endri Shabani.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos