"Vijoni takimet në Tiranë, shpjegoni buxhetin"- Gazetarja zbulon porositë e Ramës: Manastirliu doli nga dera tjetër e PS

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 20:45 | Politikë

Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët dhe ish-deputetë të qarkut të Tiranës, që kanë kontribuar në fushatë.

Gazetarja Fjorela Beleshi bëri me dije në Off the Record me Andrea Dangllin se kreu i qeverisë dhe njëkohësisht i socialistëve iu ka kërkuar të pranishmëve që të vijojnë për rienergjizimin e partisë dhe të vijojnë takimet që puna e bërë deri tani të mos shkojë dëm për të qenë gati për zgjedhje në çdo kohë.

“Shpjegoni strukturave dhe qytetarëve buxhetin e 2026 dhe se çfarë përfitimi do të ketë për ta, që nga pensionet, paga minimale apo në sektorë të tjerë që i prek ata drejtëpërdrejtë”, mësohet të jetë një nga detyrat e tjera që Rama ka caktuar për të tijtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos