U largua nga tatimet, Ceno Klosi merr detyrën e re

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 20:05 | Politikë

U largua nga tatimet, Ceno Klosi merr detyrën e re

Ish-kreu i Tatimeve, Ceno Klosi ka marrë ditën e mërkurë zyrtarisht detyrën e zv.Ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Klosi prej më shumë se tre vitesh drejtoi Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ai është diplomuar për Ekonomi, Financë në Universitetin e Tiranës dhe me pas ka pasur një eksperiencë prej 14 vitesh në sistemin bankar duke mbajtur disa pozicione drejtuese.

Prej vitit 2015 ai është bërë pjesë e Administratës Publike, duke mbajtur për 7 vite detyrën e Drejtorit Ekonomik në OSHEE dhe më pas drejtues i AKUM.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos