Ish-prefekti i Vlorës, Plator Nesturi, ka reaguar për herë të parë pas zëvendësimit të tij në këtë post nga Evis Allushi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nesturi ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për besimin e dhënë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, shkruan A2 CNN.
Ai shkruan gjithashtu se gjatë kësaj kohë është bërë i mundur bashkëpunimi dhe përballimi i sfidave që ka sjellë koha, në favor të të ardhmes së familjeve dhe gjithë Shqipërisë.
Reagimi i Nesturit:
MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM
Dua të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time për të gjithë bashkëpunëtorët e mi të cilët i pata krahë dhe më ndihmuan në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut të Vlorës.
Falënderoj Kryeministrin, zotin Edi Rama, për mundësinë që më dha duke më emëruar Prefekt i Qarkut të Vlorës dhe për të kontribuuar për komunitetin të cilit i përkas në zhvillimin dinamik të gjithë zonës sonë.
Çmoj dhe vlerësoj kryetarët e të shtatë bashkive te qarkut Vlorë për bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm në këto muaj. U jam falënderues të gjithë qytetarëve nga Vlora, Himara, Selenica, Saranda, Finiqi, Delvina dhe Konispoli, për mesazhet e tyre vlerësuese në këto ditë duke më bërë të jem i dedikuar më shumë për të kontribuar për ta në çdo pozicion e etapë të jetës time.
Të gjithë së bashku kemi bërë të mundur që gjatë kësaj periudhe të bashkëpunojmë dhe të përballojmë sfidat që na ka sjellë koha, për të shtuar gurë të tjerë në favor të së ardhmes të vendit dhe të familjeve tona.
RESPEKT E MIRËNJOHJE për të gjithë ju.
Plator Nesturi (A2 Televizion)