VIDEO| “Jetoj në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë”, ish-presidenti Moisiu: Deputetët me shtëpi në det e mal, rrogat i dimë...

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 20:17 | Politikë

Alfred Moisiu, presidentet i Shqipërisë në vitet 2002-2007, ishte i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. Teksa u ndan te korrupsioni në vend, ai u shpreh se jeton në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë edhe pse ka qenë për 4 vite president i Shqipërisë, ndërsa theksoi se jo vetëm figurat e larta, por edhe deputetët kanë disa shtëpi.

“Të gjitha duhen, dëshira përpjekjet, edhe përplasja, por ka shumë rëndësi si korrupsioni... e kam thënë se unë me atë shtëpi kam 53 vjet, por nuk është një shtëpi e keqe, por nuk është bashkëkohore. Ama nuk është sekret të them që jo figurat e larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër, disa të deklaruara dhe disa të padeklaruara dhe me çfarë u bënë? Rrogat ne i dimë”.

Ish-presidenti tha për gazetarin Andrea Danglli se më shqetësuese është fakti që zyrtarët shpesh mohojnë akuzat, duke e quajtur shpifje: “Unë e vras mendjen të gjej mundësinë si të rregullohem. Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla.”

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të jetë më e kujdesshme dhe të punojë mbi dokumente konkrete: “Po të nxjerrësh faktet, s’mund të thonë se këto gjëra nuk ekzistojnë. Të marrim grupin e pallateve ‘Partizani’, ajo ka qenë tokë e blerë nga italianët. Si janë dokumentet, nuk i di. Nuk bëhet asgjë pa dokumente. Edhe nëse nuk janë këtu, gjenden në Itali. Arkivat të shkojnë dhe t’i marrin, t’ua mbyllin gojën”, tha Moisiu në emisionin “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos