Vijon “furtuna Rama”? Kryeministri e nis javën me takim në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 17:27 | Politikë

Vijon “furtuna Rama”? Kryeministri e nis javën me takim në

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish nesër në orën 08:30 ekipin e punës së Tiranës.

Në fokus të diskutimeve pritet të jetë puna e administratoreve të njësive bashkiake, pas paralajmërimit të qartë që Edi Rama dha pak ditë më parë në Durrës, shkruan A2 CNN.

Kryeministri kërkoi atje largimin e të gjithë drejtuesve të njësive administrative, duke theksuar se do të ketë një riformatim të plotë për të rritur standardet e shërbimit ndaj qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos