VIDEO| “Rakisë iu hodh ujë”, ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit. Ja ku "çalon"

Nga A2 CNN
13 Korrik 2025, 20:37 | Politikë

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka komentuar mangësitë e reformës në drejtësi, duke e krahasuar me një “raki” të holluar me ujë. I ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, Moisiu u shpreh se ndryshimet e minutës së fundit i dhanë politikës ndikim të panevojshëm.

“Ujë ju hodh natën e fundit para se të bëhej votimi, i ndërruan disa nene. Me variantin e parë, politika ishte jashtë fare, por s’mund të rrinin jashtë. Bënë disa gjëra, dhanë disa kompetenca të cilat në fillim nuk ishin parashikuar në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pati kosto dhe nuk e di sesi do të rregullohet ajo punë.”

Sipas Moisiut, një nga problemet kryesore është që pas vettingut mungon kontrolli i vazhdueshëm: “Ne hodhëm idenë të bëhej një skanim, vettingu, mirëpo kjo nuk do të thotë se unë, Moisiu, kalova vettingun dhe të fle gjumë. Kjo duhet të jetë e përhershme që t’i ndjekin dhe t’i kontrollojnë që të mos bëjnë gabime të së kaluarës. Kjo e dëmton shumë”, tha Moisiu në “Off the Record”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos